Sport

Formacionet e mundshme, Shqipëri – Kosovë

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet gjatë ditës së sotme në ”Elbasan Arena”, me fillim nga ora 16:00.

Kjo do të jetë një ndeshje testuese për të dyja skuadra, para dy ndeshjeve finale në Ligën e Kombeve që zhvillohen ditëve në vijim, shkruan Gazetasheshi.com

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova do t’i kenë disa mungesa të rëndësishme për shkak se disa lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha evropiane, nuk janë lejuar të udhëtojnë për shkak të rrezikut të infektimit me virusin Covid-19.

Ndërsa, në këtë ndeshje trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, pritet ti rreshtojë “kuqezinjët” me formacionin 4-3-1-2: Berisha; Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari (ose Ismajlgeci), Çokaj, Ramadani, Memushaj, Selahi (ose Kallaku), Uzuni, Balaj.

Kurse, Muharrem Sahiti pritet që Kosovën ta rreshtoj në këtë formë (4:2:3:1): Ujkan (Muriç), Vojvoda, Rrahmani, Dreshevic, Aliti, Shala, Kryeziu, Zhegrova (Hadergjonaj), Celina, Berisha, Muriq

Postime të ngjajshme
Sport

Studimi gjerman tregon se si koronavirusi e prek trurin e pacientëve

Sport

Ekskluzive: Në janar largohet nga Dukagjini super sulmuesi që bëri namin në Superligë

Sport

Formacionet e mundshme: Atletico Madrid-Bayern Munich

Sport

Tottenhami synon transferimin e yllit të Seria A