Sport

Forma e lojtarëve të Maqedonisë që mund të startojnë kundër Kosovës

Kombëtarja e Maqedonisë është ndalesa e radhës për Kosovën drejt realizimit të ëndrrës, për një vend në Euro2020.

Dardanët për të mbajtur gjallë këtë ëndërr, duhet të mposhtin Maqedoninë në Shkup, në ndeshjen që zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Mediet në Maqedoni kanë publikuar formacionin e mundshëm të ekipit të tyre në përballjen kundër Kosovës.

Lajmi.net. do të sjellë formën e lojtarëve që pritet të startojnë këtë ndeshje:

Stole Dimitrievski, portier: 26 vjeçari është pjesë e Rayo Vallecano në nivelin e dytë spanjoll. Është zgjedhje e dytë e trajnerit të skuadrës spanjolle, dhe është paraqitur vetëm në një ndeshje pas katër xhirove të para.

Stefan Ristovksi, mbrojtës: 28 vjeçari luan te Sporting Lisbonë në Portugali. Këtë sezon ende nuk është paraqitur për portugezët, por në sezonin e fundit ishte paraqitur në 21 ndeshje.

Darko Velkovski, mbrojtës: 25 vjeçari ka qenë i rregullt te Rijeka këtë sezon në elitën e futbollit të Kroacisë.

Visar Musliu, mbrojtës: 25 vjeçar. Është pjesë e skuadrës hungareze Fehevar, dhe këtë sezon është paraqitur në pesë ndeshje.

Kire Ristevski, mbrojtës: Është pjesë e Ujpest në Hungari, dhe këtë sezon është paraqitur në tri ndeshje. Është 29 vjeçar.

Arijan Ademi, mesfushor: Pa dyshim se mbetet pika më e fortë e Maqedonisë. Ademi, ka një përvojë të madhe dhe është pjesë kyçe e Dinamo Zagrebit në Kroaci.

Stefan Spirovski, mesfushor: 28 vjeçar ka një vlerë prej 3.5 milionë euro. Është pjesë e Aek Larnanca në Qipro, Këtë sezon është paraqitur në pesë ndeshje, duke shënuar edhe një gol.

Ezgjan Alioski, sulmues: Anëtari i Leeds mbetet në mesin e lojtarëve që duhet pasur kujdes te Maqedonia. 28 vjeçari këtë sezon në Premierligë është paraqitur në tri ndeshje, por ka vetëm 66 minuta në fushë.

Enis Bardhi, sulmues: Një nga talentët më të mëdhenj që ka nxjerr futbolli maqedonas viteve të fundit. 25 vjeçari është pjesë e Levantes në La Liga, dhe këtë sezon është paraqitur në katër ndeshje.

Goran Pandev, sulmues: Lojtari më i madh në histori të Maqedonisë. Ish lojtari i Interit ka një përvojë të madhe, pavarësisht moshës 37 vjeçare. Në sezonin e ri, ka dy ndeshje te Genoa në Serie A, dhe një gol të shënuar.

Ivan Trichkovski, sulmues: 33 vjeçari shihet si befasia e trajnerit të Maqedonisë në formacion. Futbollisti i AEK Larnaca po kalon një formë të mirë, ku në pesë ndeshje në Qipro ka shënuar katër gola.

Postime të ngjajshme
Sport

Vedat Muriqi luajti mbi gjysmë ore në barazimin e Lazios, kështu u vlerësua për paraqitjen e tij

Sport

Barcelona fiton pa probleme ndaj Juventusit, Manchester United e shkelë Leipzigun

Sport

Ismet “Baba” provokon keq Prishtinën

Sport

Liverpooli pyet ndjekësit në “Facebook” për Shaqirin: Sa i mirë ishte ky njeri mbrëmë?