Sport

Forma e dobët e Muriqit: Gazeta e njohur italiane ia kushton një artikull sulmuesit kosovar

Vedat Muriqi nuk po kalon momente të mira te Lazio

Muriqi u transferua nga Fenerbahce te Lazio gjatë afatit kalimtar të verës për shumën prej 20 milionë euro, shkruan Reporteri.net

Sulmuesi i Kosovës nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Lazio, pasi akoma nuk e ka gjetur rrugën e golit.

Kjo ka bërë që mediat në Itali të fillojnë presionin në drejtim të Muriqit.

Gazeta e madhe italiane Correiere dello Sport i ka kushtuar një artikull të veçantë prizrenasit.

“Muriqi mund të japësh më shumë” është titulluar artikulli i mediumit italian, ku autori ka shkruar me çasje kritike ndaj sulmuesit kosovar.

Te Lazio akoma janë në pritje të golit të parë të Muriqit, i cili në mesjavë u paraqit në sfidën kundër Milanit.

Postime të ngjajshme
Sport

Ekskluzive: Fisnik Papuqi bëhet zëvendëstrajner, Besa sjell transferime nga Feronikeli dhe Zvicra

Sport

Ky ishte reagimi i Visar Bekajt pasi Prishtina fitoi Superkupën

Sport

Drita e uron FC Prishtinën për trofeun e Superkupës

Sport

U largua nga Llapi, Bekim Maliqi i bashkohet rivalëve të Superligës