Show Bizz

Forbes tregon nëse është më e pasur Kim apo Kylie

Kim Kardashian është zyrtarisht më e pasur sesa motra e vogël Kylie Jenner, të cilën Forbes e konsideroi si miliarderen më të re në histori.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është bërë pjesë e listës së grave më të pasura në SHBA, pjesë e së cilës janë dhe Rihanna, Taylor Swift, Lady Gaga dhe Serena Williams.

Kim ka qenë duke punuar me “perandorinë e saj” të kozmetikës dhe veshjeve, e cila përfshin KKW Beauty dhe Skims. Kjo vjen pasi Kim shiti 20% të aksioneve të KKW Beauty gjigandit të kozmetikës Coty në korrik. Kylie është personi më i ri që shfaqet në listë, por duket se pasuria e saj është kapërcyer nga Kim.

Sipas Forbes, pasuria e Kylie tani vlerësohet të jetë 700 milion dollarë (534 milion), një rënie e konsiderueshme kur ajo u shpall si miliarderja më e re në botë vitin e kaluar. Sidoqoftë, revista pak kohë më parë i hoqi titullin miliarder, pasi e akuzoi atë për mashtrim.

Postime të ngjajshme
Show Bizz

A po e rrezikon shtatzëninë Sara me këtë veprim?

Show Bizz

Dj Snake nuk heq dorë nga Marina, shihni ç’bën tani

Show Bizz

Publikohet lista zyrtare me 41 shtete pjesëmarrëse në Eurovision 2021

Show Bizz

Ja çka bëri Dafina pas dissit të Taynes