Sport

Florian Marku – Maxim Prodan: Detaje me rëndësi të përballjes së sontme, kur dhe ku zhvillohet kjo super-sfidë?

Boksieri shqiptar, Florian Marku do ta zhvillojë sonte njëren prej përballjeve më të rëndësishme në karrierë.

Marku do të përballet sonte me boksierin nga Ukraina, Maxim Prodan në kërkim të fitores, raporton FrontOnline.

Në “Tottenham Hotspur Stadium”, sonte përballja do të zhvillohet në dhjetë runde në divizionin e peshave të mesme.

Marku do të hyjë në ring me një rekord prej tetë fitoreve dhe një barazim, gjashtë prej tyre me nokaut.

Kurse, Prodan ka një rekord prej 19 fitoreve, zero humbjeve dhe një barazim, 15 prej të cilave me nokaut.

Përballja pritet të nis rreth orës 19:00 (me kohën lokale në Kosovë).

Kjo sfidë do të transmetohet në Sky Box Office HD, por edhe në DAZN.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf