Sport

Florian Kamberi zgjodhi Shqipërinë, vjen reagimi i trajnerit të Zvicrës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Çështja e Florian Kamberit te Shqipëria ka marrë jehonë të madhe mediatike. Zgjedhja e sulmuesit 24-vjeçar dhe që është pjesë e Hibernianit ishte që t’i bashkohej kuqezinjve.

Një nga arsyet më të forta për të vendosur në këtë mënyrë ishte profesionalizmi në kontaktimet për ta bindur në Kombëtaren që do të zgjidhte.

Kjo pasi Kamberi e kishte bërë të qartë se në shtator do të zgjidhte një mes Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë.

Por situata në minutat e fundit po merr një përshkallëzim të ri. “Sport Ekspres” raporton se trajneri i Zvicrës, Petkoviç, ka reaguar menjëherë pas lajmeve të fundit teksa mësoi se do të zyrtarizohej te Shqipëria.

Nëpërmjet kontakteve dhe telefonatave me njerëz pranë Kamberit, Petkoviç ka kërkuar që Kamberi të mbetet i Zvicrës pasi ishte pjesë e projektit “Zvicra e re”.

Pra një ndryshim të madh që pritet të bëhet te helvetët ku do t’i besohet lojtarëve të rinjë. Por ndërkohë vendimi i sulmuesit është marrë për Shqipërinë dhe po pret vetëm mbylljen e dokumentacioneve për të luajtur ndaj Andorrës dhe Francës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv