Sport

Florentino Perez reagon për Superligën e Evropës

Idenë e një kompeticioni në të cilin do të merrnin pjesë ekipet elitare të Europës e ka shfaqur që në vitin 2009 e sot është pa dyshim një nga njerëzit me më shumë influencë që kanë çuar drejt krijimit të Superligës së Europës.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në një intervistë të fundit për mediet në Spanjë këmbëngul se kjo garë do t’i shpëtojë klubet e mëdha nga falimentimi.

“Ne kemi arritur në përfundimin se duke bërë Superligën në vend të Championsit, do të jemi në gjendje të mbulojmë humbjet e mëdha për shkak të krizës. UEFA nuk duhet të kërcënojë por të dialogojë. Ky projekt është shpëtimi i futbollit, me reformën e Champions League të propozuar nga Ceferin në 2024 ne të gjithë do jemi të rrënuar.”

Perez këmbëngul se krijmi i Superligës është zgjidhja e vetme në këtë realitet të vështirë financiar.

“Klubet kryesore në Angli, Spanjë dhe Itali duhet të gjejnë një zgjidhje për realitetin e shëmtuar që po përjetojmë. Kemi humbur shumë para, po kalojmë një situatë shumë kritike. Kur burimi i vetëm i fitimit është e drejta televizive, duhet të gjesh një mënyrë për të ndryshuar dhe zgjidhja e vetme është të luash ndeshje më konkurruese gjatë javës, që mund të kenë më shumë interes. Super League do t’i shpëtojë nga kriza financiare të gjitha klubet.”

Numri 1 I klubit “merengues” nuk i frikësohet kërcënimit të UEFA-s, përkundrazi ai shprehet se me dialog mund të gjendet zgjidhja dhe të fitojë futbolli.

“Duhet t’i themi gjërat qartë, sepse UEFA nuk ka një imazh të mirë në historinë e saj, ajo duhet të jetë transparente dhe të mos kërcënojë askënd, sepse nuk është bërë asgjë e gabuar. Ne thamë se do të flasim me ta. Kanë propozuar një format që askush nuk e ka kuptuar se si mund të funksionojë. Në vitin 2024 ne do të jemi të vdekur, ka skuadra që kanë humbur qindra milionë euro. Jashtë Championsit? Janë kërcënimet e atyre që ngatërrojnë kërcënimin me pronën. Ne nuk duhet të kërcënojmë, ne duhet të dialogojmë. Besojmë se ky format do të shpëtojë futbollin. Real Madrid dhe të tjerët nuk do të dëbohen nga Champions League ose Championships.”

 

Perez i doli në mbrojtje kolegut të tij të Juventusit, Andrea Agnelli, pas sulmeve që mori nga presidenti i UEDA-s, Ceferin.

“Nuk mund t’i drejtoheni me fjalë të tilla në publik një presidenti të tillë. Nuk duam një president të UEFA-s që fyen presidentin e një klubi të madh. Nuk është UEFA që duam. Ne të gjithë ndryshojmë për mirë, në një Evropë demokratike nuk mund të ndodhë ose jeni pro, ose kundër.”

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s