Sport

Florent Hasani largohet nga Diosgyori

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani është futbollist i lirë pasi është larguar nga skuadra elitare e Hungarisë, Diosgyri.

Largimin e Hasanit e ka konfirmuar edhe skuadra hungareze të martën që e ka falënderuar për kontributin e tij dhe i ka dëshiruar suksese të mëtejme në karrierë. Hasani, tani është futbollist i lirë pasi ka shkëputur kontratën që i skadonte në fund të këtij sezoni para kohe me ekipin e tij.

Pas largimit nga Diosgyori, raportohet se Hasani pritet që karrierën ta vazhdoj në Izreal ku interesim për shërbimet e tij ka shprehur ekipi elitar Hapoel Kfar Saba që zë vendin e dhjetë në tabelë.

Hasani iu bashkua Diosgyorit në janar të vitit 2018 nga Trepça ’89 dhe në total regjistroi 91 paraqitje dhe realizoi dhjetë gola në kampionatin e Hungarisë. Këtë edicion, Hasani nuk e ka shënuar asnjë gol në 16 ndeshje në të gjitha garat për Diosgyorin. Ai në vitin 2019 debutoi te Kosova dhe deri më tani, ka një gol në tetë paraqitje për “Dardanët”.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga e Kosovës: Rënditja tabelare pas xhiros së 23-të

Sport

Superliga e Kosovës: Mbyllet me këtë rezultat ndeshja, Feronikeli – Drita

Sport

Ja rezultatet komplete në Ligën e Parë

Sport

SUPERLIGA LIVE: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultatë