Florent Hasani shënoi golin e vetëm në fitoren e Kosovës përballë Gjibraltarit.
Futbollisti mitrovicas është i lumtur me golin, por më e rëndësishmja për të është fitorja që mori Kosova, edhe pse ishte vetëm miqësore.
“Së pari mendoj e kemi ditur se do të jetë e vështirë, nuk e kemi nënçmuar kundërshtarin, Për ne më lehtë është të luajmë me ekipe që luajnë hapur se sa ato që mbyllin
Sa i përket golit për mua më e rëndësishme është që të ndihmoj ekipin e më pas natyrisht se jam i lumtur”, tha Hasani.
Hasani realizoi në minutën e 68-të të ndeshjes.