Sport

Flet Zylkifli Obërtinca pas triumfit të madh të Fushë Kosovës ndaj Ferizajt

Ka përfunduar ndeshja e parë e xhiros së tretë në kuadër të Ligës së Parë të futbollit kosovar.

Klubi Futbollistik “Fushë Kosova” ka shënuar fitore të madhe kundër Ferizajt me rezultatin 1-0 në kuadër të ‘Grupit B’, shkruan Sheshi.info

Golin i vetëm në ndeshje u realizua nga kapiteni i skuadrës, Burim Shala, nga pika e bardhë në pjesën e parë.

Pas ndeshjes është deklaruar trajneri i Fushë Kosovës, Zylkifli Obertinca, i cili tha se në pjesën e dytë u rrezikuan pasi që skuadra u tërheqë.

“Patëm përball vetes një ekip mjaft të mirë dhe të organizuar me një trajner shumë ambicioz, mirëpo ne në pjesën e parë insistuam më tepër që të vijmë te goli, dhe kësisoj përmes penalltisë realizuam. Pjesa e dytë nuk shkoi ashtu siç duhet, vet rezultati i detyroi lojtarët me u tërheqë, kjo paraqiti një rrezik, por ne arritëm ta ruajmë rezultatin”, tha Obertinca për ‘Art Sport.

Kjo ishte fitorja e dytë nga skuadra e “Pampurave” pas tri ndeshjeve të zhvilluara. Kurse, Ferizaj mbetet me vetëm një pikë të mbledhur pas tri xhirove.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar