Sport

Flet Vedat Muriqi: Për këtë Kosovë, ia vlen të vdesësh

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Vedat Muriqi ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes me Çekinë.

Muriqi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, duke realizuar edhe një gol për kombëtaren tonë.

Vedati ka thënë se edhe pse i lodhur, ia vlen ta lë shpirtin në fushë për këtë vend dhe tifozëri.

Vedat Muriqi: “Jam i lodhur, por tre pikëshi dhe kjo atmosferë.. ia vlen të vdesësh. Falënderoj të gjithë përkrahësit tonë. Nesër fillojmë përgatitjet për ndeshjen me Anglinë”, tha Muriqi, raporton lajmi.net.

“Besoj se pasi pësuam golin u kthjellëm. Në ora 15:00 ndeshje ndërkombëtare si kjo është e vështirë. Ishte atmosferë e vështirë, por pas barazimit besuam se fituam, dhe me ndihmën e publikut shënuam fitore.

Nuk mbeti shumë energji, por për këtë stadium dhe këtë popull ia vlen ta lëmë shpirtin në fushë. Kështu mendojnë të gjithë lojtarët.

Besoj se derisa ishte një ndeshje me forcë fizike, ishte më e vështira. Por, dihet se Anglia është më e vështira.

“Çelësi ishte sepse këtu në Kosovë nuk e kemi problem të adaptohemi më këtë tifozëri. I përballojmë të gjithë. Besoj se gjithë shokët e skuadrës dhe unë kemi akoma shumë për të dhënë”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv