Sport

Flet trajneri i Feronikelit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, ka thënë se po i vjen keq për futbollistët e tij, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, por ka theksuar se humbja e rasteve të shumta gjatë ndeshjes nga skuadra e tij bëri që ata ta humbin ndeshjen.

Ndeshja mes Feronikelit dhe The New Saints në “Fadil Vokrri”, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, nuk shkoi në favor të kosovarëve, të cilët pësuan disfatë me rezultat 1:0, shkruan Gazeta Express.

Rezultati i mirë nga ndeshja e parë (barazim 2:2 në Uells) kishte bërë që skuadra e Feronikelit të shpresonte në fitore dhe kualifikim në rundin e radhës, për t’u bërë skuadra e parë kosovare që e arrin rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, kjo ëndërr e Feronikelit mbeti vetëm ëndërr, pasi që klubi kosovar nuk arriti t’i shfrytëzojë rastet e shumta për të shënuar ndonjë gol dhe ta vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Pas disfatës së sotshme, klubi drenicas do të garojë në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Evropës.

“Më vjen keq për futbollistët, dua të falënderoj tifozët që ishin në numër të shumtë. Nuk jemi ekipi i parë që dënohemi pas shumë rasteve, dhe pasi nuk shënuam, pësuam”, tha trajneri Ramadani.

“E dinim që kishim përballë një skuadër me përvojë dhe që tentonin të na ndëshkonin me një rast. Kaq kemi maksimumin, s’kemi çka të bëjmë”.

Por as eliminimi nga Liga e Kampionëve nuk është fundi për kampionin e Kosovës, pasi që Feronikeli tani do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në garat evropiane në Ligën e Evropës. Drenicasit do të takohen me fituesin e duelit mes Slovan Bratislava dhe Sutjeska në kualifikime për garën dytësore evropiane, Ligën e Evropës.

Në anën tjetër, TNS do të përballet me Kobenahvn e Danimarkës në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kjo është e 13-ta herë për TNS që garon në kualifikohet për Ligën e Kampionëve. Më së shumti klubi uellsian ka arritur deri në rundin e tretë kualifikues.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv