Show Bizz

Flet për Hanën me lot në sy, Mozik: Unë nuk doja, por Loredana

Mozzik na ka treguar gjithnjë se është tepër i lidhur me vajzën e tij, Hana, e cila gëzon tashmë vendin më të madh në zemrën e reperit.

I ftuar në “Shiko kush luan”, autori i hitit “Madonna” ka folur gjerë e gjatë rreth të voglës së tij, duke na treguar edhe disa detaje interesante.

Fillimisht, ai ka treguar se kur ka mësuar lajmin se do bëhej baba, ashtu si pjesa më e madhe e djemëve shqiptarë, donte të bëhej me djalë.

“Kur bëmë ekon e parë dhe doktori më tha që do ishte vajzë i thoja “Shikoje edhe një herë se ndoshta është djal디.

Megjithatë, me ardhjen e Hanës në jetë ka kuptuar se jeta i ka ndryshuar tërësisht dhe se momenti më i bukur në jetë për të është dita kur ka marrë në krahë vajzën e tij.

Sikundër mund ta dini, llogaria e Hanës në Instagram numëron mbi 400 mijë followers, por reperi paska qenë kundër kësaj, mirëpo ka qenë Loredana ajo që ka këmbëngulur dhe ai nuk e ka kundërshtuar.

“Unë s’kam dashur fare me ia hap dhe as për ta hedhur në Instagram dhe rrjetet sciale. Por, nëna e vet ka shpreh dëshirën me ia hap dhe s’ia kam prish qejfin.”

Kënga që ai i këndon asaj para se të flejë është “Qingji i vogël”, ndërsa ka thënë se nuk do donte që ajo të bëhej këngëtare sepse e ka cilësuar si një profesion të vështirë dhe me shumë stres.

Në albumin e Mozzik “Mozzart” kënga që mori më shumë vëmendje ishte pikërisht dedikimi për të bijën, për të cilin u përfol se fillimisht ishte në plan të vinte si bashkëpunim me Loredanën, por me ndarjen e tyre, Mozzik e solli solo.

Mirëpo, kjo nuk qenka e vërtetë.

“Nuk është e vërtetë që do vinte në bashkëpunim. E kam punuar se kam qenë edhe me nënën e Hanës në studio, por nuk ka qenë bashkëpunim.”

Dhe në fund, me zërin që i dridhej dhe me sytë në lot, Mozzik i ka dhënë Hanës një mesazh:

“Ajo duhet ta dijë se baba i vetë e ka dashur tërë jetën, e ka ndjekur tërë jetën dhe sakrifikuar për të tërë jetën. Duhet ta dijë se e ka një babë shumë të mirë.”

Postime të ngjajshme
Show Bizz

Capital T habit me veprimin ndaj Ledri Vulës: Artisti që kopjon më shumë

Show Bizz

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Show Bizz

Afërdita Dreshaj përballet me këtë problem në shtatëzëni

Show Bizz

Kylie Jenner josh me format trupore në setin e ri fotografik