Lajme

Flet njëra nga tri vajzat që u sulmua dje, tregon se si nisi konflikti

Njëra nga tri vajzat që u sulmuan dje nga një burrë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë ka treguar për Klan Kosovës se gjithçka ka nisur pasi sulmuesi ka kërkua favore seksuale.

“Është klient i masazhës dhe është hera e dytë ose e tretë që vjen këtu. Konflikti ka nisur për shkak se ka kërkuar favore seksuale brenda në dhomë. Nuk i kena ofruar shërbime të tjera. Pagesën për masazh e ka bërë shoku i tij dhe jo ai. Në fund ka kërkuar me iu kthy pagesa për shkak që nuk ka marrë favore seksuale, pas një ore që ka bërë masazh. Unë kam dal prej dhomës për shkak të sjelljes së tij. Kam qenë e detyruar mos me nejt më në atë dhomë para se me përfundu masazha”.

E njëjta, që ka folur në kushte anonimiteti për Klan Kosovën, ka deklaruar se personi që i ka sulmuar paraprakisht i ka ofruar edhe para që të dalin me të dhe sipas saj vajzat nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.

Ajo ka thënë se pas refuzimit i njëjti i kishte kërcënuar, derisa thotë se ato kishin qenë duke u përpjekur t’i fotografojnë targat e veturës së tij në momentin kur u sulmuan.

“Kur ka dal na ka kërcënuar për me dal me to. Na ka kërcënuar për me shku me to jashtë. Na ka kërcënuar që na i publikon videot që na i ka bo me telefon të vetin. Mua më pengon kjo përderisa familjet tona nuk e dinë që punojmë këto. Debati ka filluar kur na ka ofruar pare që na me dal me to. Na e kena refuzu edhe nuk kena pranu. Ka ardh puna që na ka prit në kerr. Ne kemi dasht me ja marrë tabelat e kerrit për me e lajmëru në polici edhe kjo është arsyeja që e kena inçizu. Masanej ka ardh puna që ka dalë prej kerrit edhe na ka sulmu. Janë kon edhe dy persona të tjerë me to – drejtuesi i mjetit edhe një shok i tij që e ka ndihmu me u largu prej vendit”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Familjarët e gjejnë të vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Lajme

Këto janë komunat ku ka nisur rinumërimi i votave

Lajme

Zhduket një vajzë në Klinë

Lajme

Parashikimi i motit për sezonin e dimrit: Çfarë e pret Kosovën