Lajme

Flet motra e të mbijetuarës: Ka thyer krahun. Identifikohen 4 viktimat e tjera të aksidentit

Duket si një dritë në fund të tunelit lajmi se një vajzë e re është nxjerrë e gjallë nga humnera ku ra fugoni i linjës Tiranë Sarandë dhe si pasojë ngelën të vdekur 5 persona.

Ajo është dërguar në spital dhe momentalisht i ka shpëtuar rrezikut.

Ndërkohë viktima nga aksidenti mbetën çifti i bashkëshortëve Fiqiri e Drite Korçari, 77 dhe 72 vjeç si dhe shoferi i furgonit taksi, Bardhi Proda. Një viktimë mbetet i paidentifikuar kurse një tjetër mësohet se ndodhet ende brenda në furgon.

Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e sotme në Qafë Muzinë të Gjirokastrës ku furgoni devijoi për të evituar përplasjen me një fuoristradë duke përfunduar në greminën 50 metra.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar edhe motra e vajzës së mbijetuar. Mes lotësh ajo dha pak detaje ku dyshohet se e reja ka thyer krahun dhe ishte nisur për pushime për t’ju bashkuar familjes në Sarandë.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=942762902971370&ref=external

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Lajme

MSH ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën