Lajme

Flet Kastrati, thotë se i ka identifikuar sulmuesit e tij dhe tregon emrat

Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se është sulmuar mbrëmë nga disa persona.

Kastrati ka thënë se është zënë në pritë në Karaçevë, derisa ka treguar edhe emrat e personave që thotë se e kanë sulmuar.

“Jam nxanë në pritë në Karaçevë edhe më kanë sulmuar. Unë kam arrit me i identifiku, Besim Fera, Bujar Fera dhe Bekim Keka. E kemi denoncu sulmin, pastaj kish ndodh edhe një sulm tjetër pas një ore”, ka thënë Kastrati.

Se Kastrati është sulmuar mbrëmë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se Kastratit i është dëmtuar vetura, kurse personat përgjegjës ende nuk janë identifikuar nga Policia.

“Rasti ka ndodhur në fshatin Karaqevë e Ulët. Është rast i hapur për sulm edhe dëmtim i pronës, sepse ia kanë dëmtuar veturën. Policia është duke punuar në identifikimin e personave përgjegjës dhe rasti është duke u hetuar”, tha ai. /gazetametro.net

Related posts
Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Lajme

Rrëfimi prekës i mikut për shokun që iu vetëvra

Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *