Lajme

Flet ish-kryeministri, habitë me variantin e tij rreth rrëzimit të Qeverisë ‘Kurti1’

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur rreth vendimit për rrëzimin e Qeverisë ‘Kurti1’, duke thënë se Grenell kishte kërkuar që të hiqet tarifa dhe të mos zëvendësohet me reciprocitet për t’i dhënë shanse bashkëpunimit ekonomik në rajon dhe dialogut, shkruan Gazeta Metro.

Ditët e fundit është bërë tem diskutimi rrëzimi i qeverisë ‘Kurti1’, ku në qendër të vëmendjes ka qenë Richard Grenell, pas deklaratës që shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, kishte bërë lidhur më këtë çështje.

Mustafa ka thënë se Grenell ka kërkuar që të hiqet tarifa dhe të mos zëvendësohet me reciprocitet, ndërsa, sipas Mustafës, Kurti e ka rrëzuar vetë Qeverinë duke shkarkuar nga pozita e ministrit Agim Veliun.
Reagimi i Mustafës vjen pasi Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ditë më parë ka deklaruar se Grenell, u kishte dhënë LDK-së 7 ditë kohë që ta rrëzojnë qeverinë Kurti 1.

“Po habitem me mendjelehtësinë e interpretimit të 7 ditëve, pesë ditëve, e ditëve të trilluara dhe analizave që po iu bëhen në publik. Këta njerëz ose nuk i njohin SHBA-të ose janë të sëmurë kundër SHBA-ve”, shkruan Mustafa ndër të tjera.

Postimi i plotë:

. Richard Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK, sa unë kam qenë Kryetar i saj, që të rrëzohet Qeveria Kurti 1. Nga askush nga SHBA, LDK s’ka marrë porosi të tilla dhe afate.
z. Grenell si përfaqësues i Presidentit të SHBA-ve për Kosovën (jo si emër i përveçëm) ka kërkuar nga ne që të hiqet tarifa e vënë nga Qeveria Haradinaj dhe që kjo tarifë të mos zëvendësohet me reciprocitetin, për ti dhënë shanse bashkëpunimit ekonomik në rajon dhe dialogut.
I kam shkruar z. Kurtit në atë kohë se nëse nuk respektohen kërkesat amerikane për tarifat dhe nuk bashkëpunohet me SHBA-të si partner strategjik atëherë LDK, posa të kalojë faza e COVID-it, do të del nga Qeveria. Jo se do ta rrëzojë Qeverinë por DO TË DEL NGA QEVERIA KURTI. Qëndrimi në një Qeveri të tillë e cila nuk bashkëpunonte me SHBA-të ishte i pakuptimtë dhe degradues për LDK-në.
Z. Kurti e rrëzoi vet Qeverinë me shkeljen e Marrëveshjes së koalicionit , kur e shkarkoi një ministër të LDK-së. Këtë e bëri me të vetmin qëllim për të krijuar shkas që të bie Qeveria.
Po habitem me mendjelehtësinë e interpretimit të 7 ditëve, pesë ditëve, e ditëve të trilluara dhe analizave që po iu bëhen në publik. Këta njerëz ose nuk i njohin SHBA-të ose janë të sëmurë kundër SHBA-ve.
I falem zotit që jam gjallë dhe shëndosh nga mendja, për të mos lejuar spërkatje të tilla ndaj LDK-së dhe partneritetit me SHBA-të derisa unë isha kryetar i saj. IM.

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *