Lajme

Flet Haziri, rreth mundësisë së koalicionit paszgjedhor me PDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka vendosur që të shkojë në koalicion parazgjedhor vetëm me AKR-në e Behgjet Pacollit

Nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në në një koalicion paszgjedhor.

Haziri megjithatë ka thënë se PDK duhet të mbetet edhe kësaj radhe në opozitë.

“14 shkurti është dita kur në Kosovë do të vendoset kush me kë do të ‘dashurohet’ politikisht. Askush pa askënd nuk mund të funksionojë”, ka thënë Haziri, për Mediafokus.info.

Ai shton se nuk beson se LDK-ja mund të bëjë koalicion me PDK-në.

“Besoj nuk do të ketë nevojë të bëjmë koalicion me PDK-në edhe në një proces zgjedhor”, ka shtuar nënkryetari i LDK-së./GP

Postime të ngjajshme
Lajme

A do izolohemi? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet nesër për masat e reja

Lajme

Në disa qytete nesër s’do të ketë rrymë deri në 12 orë

Lajme

Xharra: Albin, kur të thërret Izraeli, merre guximin !

Lajme

Koronavirusi qëndron në rroba deri në 3 ditë, ky material paraqet rrezikun më të madh