Lajme

Flet Haradinaj pas refuzimit të Kushtetueses për kërkesën e tij rreth dorëheqjes

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur sot të papranueshme kërkesën e Ramush Haradinajt, i cili kishte kërkuar definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të papranueshme kërkesën e tij, me të cilën kishte kërkuar definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit.

Në kohën e publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj po mbante një konferencë për media me partnerin e tij në koalicionin parazgjedhor AAK-PSD, Shpend Ahmeti.

I pyetur nga gazetarët, ai shprehet:

“S’e kam lexuar vendimin. S’kërkojmë kompetenca. Ne kemi kërkuar zgjedhje, që mandati me iu kthy sovranit, e kjo ka ndodh. Por Kosova s’guxon të mbesë në vakum qeverisës. Për këtë arsye iu pata drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Për fat të mirë ka ndodh ajo që po kthehet vendimi te populli, por s’mundemi të mbesim pa qeveri. Kam dhënë dorëheqje në bazë të kushtetutës, e jo dezertim. S’mund të mbetet vendi pa kujdestar të temave të jetës”, ka thënë ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat