Sport

Flet Gerhard Progni pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Ballkanit

Është zhvilluar ndeshja kryesore e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani dhe Ballkani janë ndarë në paqe duke luajtur baras, pa gola, shkruan Gazetasheshi.com

Ndeshja u karakterizuar me luftë të madhe në mes të fushës por edhe me raste konkrete nga të dy taboret.

Kurse, “kuqebardhët” assesi nuk po mund të bëhen rehat me lëndimet e shumta.

Në ndeshjen e sotme, njëri nga futbollistët më të dalluar te nënkampionit i Kosovës, Gerhard Progni ka pësuar një lëndim, me ç’rast u deshtë ta lëshonte fushën e gjelbër.

Progni ka folur për Gazeta “Sheshi” duke treguar se ende nuk e din shkallën e lëndimit dhe se po ndjen dhimbje.

“Kam pak dhimbje. Nesër me doktorin do i bëjmë një kontrollë që ta shikojmë se në çfarë shkalle është dëmtimi”, ka thënë Progni.

Kujtojmë që edhe qendërmbrojtësi i Gjilanit, Ylber Kastrati, ka pësuar një lëndim gjatë kësaj ndeshje, me ç’rast u deshtë edhe ky ta lëshonte fushën.

Kastrati për shkak të lëndimit kishte munguar edhe në ndeshjen kundër Feronikelit në kuadër të xhiros së parë.

Postime të ngjajshme
Sport

Werder Bremen konfirmon një rast me COVID-19 në skuadër

Sport

ZYRTARE: Publikohet renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Kosovës

Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët