Sport

Flet Debatik Curri para ndeshjes me Drenicën

Nesër me fillim nga ora 13:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Prishtinës e Drenicës, duel ky në kuadër të ndeshjes së parë në stinorin pranveror në Superligë.

Para, kësaj ndeshje ka folur edh eish-mbrojtësi dhe ndihmës trajneri i Prishtinës, Debatik Curri i cili tha se futbollistët kanë besim të lartë në vete, shkruan IndeksOnline

“Është shumë vështirë që pas disa ndeshjeve të forta të mbahet lart forma e futbollistëve, e sidomos kur luan 120 minuta kundër Dritë, por megjithatë e theksoj se jemi të përgatitur mjaft mirë, futbollistët janë të vetëdijshëm që vetëm me përqendrim maksimal mund të mbajmë formën e lartë ndeshje pas ndeshje. E respektojmë Drenicën si skuadër të fortë dhe si kundërshtar të papërshtatshëm, por e kam besimin e plotë te futbollistë tanë me të cilët besoj shumë se e kemi gjetur çelësin e suksesit me qetësinë që kemi në lojë duke pasur durimin gjatë ndeshjes, sidomos duke pasur besim të lartë në vete gjithsecili futbollistë”, ka thënë trajneri, Debatik Curri.

Kujtojmë se Prishtina aktualisht ndodhet në vendin e tretë në tabelë me 32 pikë të grumbulluara.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga e Kosovës: Rënditja tabelare pas xhiros së 23-të

Sport

Superliga e Kosovës: Mbyllet me këtë rezultat ndeshja, Feronikeli – Drita

Sport

Ja rezultatet komplete në Ligën e Parë

Sport

SUPERLIGA LIVE: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultatë