Lajme

Flet Albin Kurti pas nominimit si kandidat për kryeministër, thumbon LDK-në

Kurti pas kandidimit për kryeministër: Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet

Kurti: LDK braktisi rrugëtimin e përbashkët

Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka nominuar liderin partiak, Albin Kurti për kryeministër të vendit. Kurti mori mbështetje unanime për të parin e ekzekutivit në mbledhjen e sotme të këshillit të përgjithshëm të partisë.

E kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti tha se fitorja në zgjedhjet e 14 shkurtit do ta bëjë ndryshimin në vend. Derisa edhe paralajmëroi reciprocitet me Serbinë dhe forcim të marrëdhënieve me ShBA-të.

Kurti: LVV do të fitojë zgjedhjet dhe bëjë ndryshimin në Kosovë

“Le të bashkojmë besimin dhe të dërgojmë mesazhin se qytetarët e bashkuar bëjnë gjithçka të mundur. E qytetarët kanë vendosur se LVV të fitojë zgjedhjet, të formojë qeverinë dhe të bëjë ndryshimin e Kosovës. E kjo do të bëjë që secili prej nesh të marrë përgjegjësitë që na takojnë”, tha ai.

Kurti para delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, tha se anëtarësimi i Kosovës në BE është një proces i pandalshëm.

Kurti: Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet dhe bazën e të kaluarës

“Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet dhe mbi bazën e të kaluarës së afërt që ende nuk është mbyllur. Gjithçka do të nis me evidentimin e dëmeve të luftës, personave të pagjetur dhe dënimin e kriminelëve. Marrëdhënia me ShBA-të do të forcohet, Kosova e ka aleat ShBA dhe këto marrëdhënie do të forcohen. Anëtarësimi në BE është një proces i pandalshëm, lidhja e fuqishme me Gjermaninë është e domosdoshme”, tha ai.

Kandidati për kryeministër i LVV-së, adresoi edhe akuza ndaj ish-partnerit qeverisës LDK, duke thënë se braktisi rrugën e përbashkët dhe theu mirëbesimin e tyre.

Kurti: LDK braktisi rrugëtimin e përbashkët

“LDK braktisi rrugëtimin e përbashkët, braktisi luftën ndaj korrupsionit theu mirëbesimin e ndërtuar për dy vite si opozitë e përbashkët dhe shkeli programin qeverisës”, tha ai.

Derisa e propozoi kandidaturën e Kurtit për kryeministër, bashkëpunëtori më i afërt i tij, Glauk Konjufca tha se Albin Kurti është ai që punoi e nuk u tremb kurrë.

Konjufca: Albin Kurti punoi më së shumë nga ne dhe u tremb më së paku

“Ju e dini se cili nga ne punoi më shumë, ai që u trembë më së paku dhe ai që përveti nuk kërkon kurrë asgjë. Kam nderin të prezantojë simbolin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës… unë në LVV nuk jam vetëm aktivist, jam dëshmitar i Albin Kurtit njëri, aktivist, shokë, deputet dhe dëshmitar i Albin Kurtit kryeministër”, tha ai.

Kurti thumbon LDK-në

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryeministër të liderit, Albin Kurti.

Ai më këtë rast tha se është momenti kur e ardhmja e vendit tonë, varët nga veprimi i secilit prej nesh. Ai ka ftuar qytetarët të votojnë, pa dallim, që të gjithë t’i përgjigjen thirrjes për ndryshim.

“Qytetarët ishin të gatshëm dhe shënuar në histori 6 tetorin 2019, me numër rekord që dolën në zgjedhje. Rezultatin e dimë të gjithë, partneri ynë i koalicionit shkeli shpresën për ndryshim, braktisi luftën e përbashkërt. Theu mirëbesimin dhe shkeli mbi muaj të tërë dhe shkoi sa e tradhëtoi edhe kandidaten e tyre për kryeministër.

LDK e dëshmoi që forca e tërheq me PAN hajninë që është më e fortë se çdo gjë.

Sot çdo qytetari i kujton nata e 25 marsit, ku duart e zgjatura votuan për rrëzim të qeverisë në kulmin e pandemisë.

Nga ne kërkohej të bëjmë kompromis, por ne jemi VV s’bëjmë kompromis as për vota.

Më 14 shkurt na u dha një shans i dytë dhe kësaj radhe s’rrezikojmë më, sepse shoqëria e ka parë dhe kuptuar e mësuar kush është ndryshimi e ky ndryshim e ka emrin VV.

E ardhmja ku fëmijët tanë marrin edukimin e tyre, ku investojmë në ekonomi të qëndrueshme, e ardhmja ku bizneset s’i vendosur ryshfeti e as haraçi. Ku bujku punon, sepse shteti i mbron dhe duke hapur dyert e eksportit.

Jeta e secilit është e vlefshme dhe e barabartë njëlloj, ku ndahet mirëqenia sociale. Ku shteti lufton pabarazitë”, tha ndër të tjera Kurti.

Ai ndër të tjera tha se miqësia me SHBA-në është e shenjtë, po ashtu edhe me shtetet e tjera. Derisa integrimi drejt BE-së është pjesë e rrugëtimit që ka zgjedhur.

Kurti pas kandidimit për kryeministër: Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet

Kryetari i VV’së, Albin Kurti në mbledhja e 43-të e Këshillit të Përgjithshëm është propozuar si kandidat për kryeministër. Në fjalën e tij Kurti tha se në marrëdhëniet me Serbinë, Kosova do të aplikojë parimin e reciprocitetit.

“Marrëdhëniet me Serbisë do të ndërtohen mbi reciprocitet mbi bazën e të kaluarës së afërt që nuk është mbyllur, me gjetjen e personave të zhdukur dhe me ndjekje të kriminelëve të luftës”

Tutje Kurti tha se me qeverinë e ardhshme marrëdhëniet me ShBA’në do të forcohen.

“Marrëdhëniet me ShBA’në në qeverinë tonë do të forcohen. Kosova e ka aleat të madh Amerikën dhe interesat tona janë të përbashkëta, forcimi i Ushtrisë dhe anëtarësimi në NATO mbesin prioritetet e qeverisë së ardhshme”, tha Kurti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhje të dalin dhe të votojnë për partinë e tij.

“Ndodhemi në një pikë të rëndësishme për Republikën, mendojeni dhe peshojeni mirë këtë moment. Gra e burra vajza e djem mërgimtarë dilni dhe votoni për një të ardhme me Lëvizjen Vetëvendosje. Fëmija i një bujku në Kaçanik duhet të ketë mundësi të barabartë sikur një fëmijë i një avokati në Prishtinë. Mërgata jonë më në fund do të marr rolin që i takon në shoqërinë tonë”, u shpreh Kurti.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vrasja e 15 vjeçarit në Prizren, organizohen protesta

Lajme

Endrit Thaçi krenar me të atin: Burrështetas si ti shumë rrallë lindin

Lajme

AKR-ja ndryshon renditjen në listën e LDK-së

Lajme

Gjendet i vdekur 46-vjeçari i zhdukur nga Vitia