Lajme

Adem Grabovci: S’do të jem kandidat për deputet

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ish-Nënkryetari i PDK-së nuk do të jetë kandidat as kësaj radhe për deputet. Adem Grabovci e ka konfirmuar se pengesë për kandidimin është aktakuza në rastin “Pronto”. Partia e Kadri Veselit ende po i mban të fshehur emrat e kandidatëve për deputetë.

Njeri prej njerëzve kryesor të PDK-së ka vendosur të mos jetë pjesë e listës së deputetëve të partisë.

“Nuk do të jem kandidat për deputet. Shkak është aktakuza”, ka thënë Grabovci, në një përgjigje të shkurtër për Express.

Krejt kjo për shkak se ka një aktakuzë që si zyrtar i PDK-së ka punësuar dhe ka ndikuar në punësimet e njerëzve nëpër institucionet publike. Këto informacione ishin zbuluar në aferën e përgjimeve “Pronto”, në të cilën janë të përfshirë edhe Kadri Veseli e Hashim Thaçi, por që ndaj tyre askush s’ka ngritur asnjë procedurë gjyqësore.

Ish Shefi i grupit parlamentar Adem Grabovci shtoi se vota e ka sjell ne pushtet dhe vota mund ta largojë atë, njëherit është ndër themeluesit e partisë më të madhe në vend PDK.

“Mu vota më ka zgjedhë e vota mundet me m’largu, askush tjetër. Jam njëri ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, edhe nëse mbetet vetëm një anëtar i PDK’së, ai jam unë”, ka thënë Grabovci./Express/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat