Lajme

Flasin familjarët e dy vëllezërve nga Malisheva që vdiqën brenda një dite nga Covid 19

Dy vëllezër nga Malisheva kanë vdekur brenda një dite si pasojë e infektimit me koronavirus. Armend Mazreku, familjar i tyre tha se babi dhe xhaxhai i tij kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit pas infektimit me virusin Covid-19.

Ai në emisionin “Frontal”, në T7, ka thënë se trajtimi në spital nga stafi shëndetësorë ka qenë mjaftë i mirë.

“Babai dhe xhaxhai kanë qenë duke u trajtuar në intensivë në Prizren. Trajtimi ka qenë shumë i mirë, stafi ka qenë shumë mirë, por ndodhi ajo çfarë ndodhi”, ka thënë ai në “Frontal”.

Sipas tij aktualisht të infektuar janë edhe familjarë të tjerë. Ai theksoi se gjendja shëndetësore momentalisht është stabile.

Xhaxhai edhe një muaj ka pasur me i ba 64 vjet ndërsa babai edhe dy muaj ka pasur t’i bëj 56 vjet. Edhe familjarët e tjerë janë në vet izolim por janë mirë. Po trajtohen me ilaçe”, ka thënë ai.

Mazreku ka pasur edhe një apel për qytetarët, që të kenë kujdes nga koronavirusi.

“Ju bëj apel gjithë qytetarëve që të kenë kujdes sepse edhe ne vet e kemi anashkaluar Covidin, por ja që ndodhi dhe ishte shumë i vështirë”, ka thënë më tutje ai në T7.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kompania që transportoi kokainën dhe pronarët e saj

Lajme

A është çmimi arsyeja që Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë?

Lajme

Ndodhë në Kosovë: Vetura për pak sa nuk i shtyp publikun që shikonin garat

Lajme

Këta janë të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kapën 400 kg kokainë