Sport

Flasin analistët: Tregojnë nëse ka ardhur koha që të nis gjenerata e re te Kosova

Dje, në fitoren e thellë të Kosovës ndaj San Marinos, kemi parë disa lojtarë të rinj që debutuan, siç ishin Bajselmanaj, Idrizi, Emini apo edhe rikthimi i Sulejmanit pas plotë katër viteve.

Paraqitja e ‘prurjeve’ të reja u vlerësua edhe pse kundërshtari nuk ishte aspak afër nivelit të “Dardanëve”.

Kështu mendojnë, analistët si Faruk Statovci, Afrim Tovërlani dhe Arsim Thaqi.

Në një prononcim për lajmi.net, Statovci tha se lojtarët e rinj bën paraqitje të mirë, mirëpo kundërshtari ishte më i dobëti që ka parë.

“Është e mirë paraqitja e tyre, është mirë për ardhjet e reja, por më e vështira është të kemi kësi kundërshtarë, jo të dobët, por super të dobët. Duke parë paraqitjen e tyre nuk janë për këso lloje kundërshtarëve, përpos kësaj ishte e mirë sepse kemi një të ardhme të mirë. Këta djem kanë bërë paraqitje të mira, kanë mundësi të shkëlqejnë në të ardhmen, por me kësi kundërshtari është vështirë të analizosh diçka, unë për momentin nuk kam parë kundërshtarë më të dobët se ta”.

I pyetur nëse duhet të nis një gjeneratë e re, Statovci theksoi se ka ardhur koha që lojtarët që e dinë se nuk mund të japin më shumë, atëherë duhet të lëshojnë ‘rrugë’.

“Me kohë vjen gjithçka, duhet me respektu ata që kanë dhënë kontribut, secili ka dhënë kontribut nga pak, momenti kur e sheh që nuk ki çka me jep më shumë, është mirë edhe vetë me lëshu rrugën tjerëve, kjo gjeneratë e re është më e fortë më e përgatitur, munden më dhënë me jep diçka sidomos ata që janë pjesë e ekipeve më të forta në Evropë, dalëngadalë duhet t’iu lëshohet rruga edhe tyre, t’iu jepet më shumë mundësi, në mënyrë që në të ardhmen të kemi një përfaqësuese shumë më të fortë”.

Ish mbrojtësi nuk pranoi të flas me emra se cilët lojtarë të Kosovës duhet të largohen, shkaku që të respektojë kontributin e secilit.

“Ja më emra nuk dua të flas sepse duhet respektuar kontributin e secilit, por ata të Federatës duhet ta shohin, ta analizojnë për të parë cili lojtarë duhet të lëshojë rrugë. Nuk dua të flas më emra ngase është jonjerëzore”, përfundoi Statovci.

I mendimit që kundërshtari nuk ishte seriozë, ishte edhe ish trajneri i shumë klubeve elitare, se fundmi i Feronikelit, Afrim Tovërlani.

Për lajmi.net, ‘Toki’ u shpreh se kundërshtari nuk ishte seriozë, andaj nuk është e mundur që të vlerësohen lojtarët e rinj.

“Mendoj që kundërshtari nuk ka qenë aq seriozë sa për më i vlerësu këta lojtarët e rinj. Normal që fillimin e kanë të vështirë derisa të adaptohen, të komponohen. Kundërshtari nuk ka qenë seriozë për më i vlerësu këta futbollistët e ftuar të rinj”.

Tutje, Tovërlani deklaroi se lojtarët që nuk janë duke luajtur vazhdimisht, duhet të zëvendësohen me lojtarët që janë duke luajtur konstant në skuadrat e tyre.

“Varet, këta që kanë qenë më herët që nuk janë duke luajtur nëpër ndonjë skuadër, sigurisht që nuk munden as të jenë në formë. Pra, duhet të zëvendësuar me lojtarët që janë në formë, që luajnë më konstantë në ekipet e tyre”, nënvizoi trajneri më i trofeshëm kosovar.

Ndërkohë, trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi e vlerësoi si paraqitje e mirë debutimin e lojtarëve, por gjithashtu ishte i mendimit se San Marino nuk ishte në nivelin e duhur.

Për lajmi.net, Thaqi fillimisht tha se lojtarët treguan lojë cilësore dhe ja vlen që të jenë pjesë e Kosovës për të ardhmen.

“Bajselmanaj për mendimin tim ishte shumë mirë, njësoi si Idrizi. Paraqitje shumë e mirë e tyre, pavarësisht që niveli i lojës ose cilësia nuk ka qenë e lartë, por duke marrë parasysh se ishte grumbullimi i parë, atëherë mendoj se ka treguar lojë cilësore dha ja vlen me qenë pjesë e Kosovës në të ardhmen”.

I pyetur nëse duhet të nis gjenerata e re, Thaqi që duhet të punohet më shumë për të zbuluar lojtarë të rinj dhe t’i bindim të përfaqësojnë “Dardanët”.

“Mendoj që lojtarët nuk duhet të lëshojnë ‘rrugë’, por është trajneri që duhet të bëj ekipin për të ardhmen. Në ndeshje miqësore duhet t’iu japim më shumë përparësi lojtarëve të rinj, në mënyrë që të përshtaten me pjesën tjetër. Duhet normal të punohet më shumë për zbulimin e talentëve sepse ka lojtarë cilësore që na nuk e dimë dhe luajnë në klubet e mëdha. Pjesa tjetër është se na po thojmë se ata duhet me ndje Kosovën, por po harrojmë se shumica kanë lindur dhe janë rrit në ato shtetet dhe nuk e ndjenjë, na duhet më i përkrah që ata të kthehen të luajnë për Kosovën”.

Në fund, tekniku malishevas deklaroi se përfaqësimi i Kosovës për lojtarët është përparësi, ngase ekipet do t’iu japin më shumë shanse për të qenë titullarë.

“Varet nga prurja, duhet gjithmonë prurje të reja që të rritet konkurrenca në Kombëtare, por edhe rezultatet do jenë pozitive. Mënyra më e mirë më u zhvilluar është t’iu jepet mundësia të luajnë për Kombëtare, duke e ditur se edhe ekipet e tyre do t’iu japin përparësi që të jenë startues. Ndihma është e dyanshme, edhe Kosova ju ndihmon atyre, por edhe na ja u shohim hajrin”, deklaroi ai.

Dje, Kosova mposhti 4 – 1 San Marinon, derisa të premten do përballet me Maltën.

Postime të ngjajshme
Sport

Benit Ferizi vazhdon me skuadrën e SC Besiana Internacional

Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria