Sport

Flamurtari nuk e arriti misionin “Superligë”, futbollisti kryesor pritet të largohet nga skuadra

Flamurtari këtë edicion është shfaqur si një skuadër shumë e komponuar në Ligën e Parë të Kosovës.

Drejtuesit e skuadrës kuqezi bën bukur shumë investime me synime për ta rikthyer skuadrën në elitë, duke sjellë emra të njohur në ekip, por për fat të keq nuk ia dolën, shkruan Demokracia.com.

Flamurtari e humbi luftën me Ulpianën në Grupin B, duke përfunduar në pozitën e dytë, gjë e cila ia siguroi ndeshjen e barazhit por që u mposht nga Dukagjini në sfidën vendimtare me rezultat 2:1.

Ky dështim ka bërë që disa lojtarë të mendojnë për të ardhmen. Njëri nga ta është edhe Përparim Osmani, të cilit i ka përfunduar kontrata me ekipin kuqezi dhe mbetet të shihet sesi do të vendosë.

“Kontrata me Flamurtarin me ka përfunduar. Nuk kam biseduar ende me askënd për ta vazhduar ose jo. Të shohim në ditët në vazhdim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Osmani i njohur si “Laqi” për Demokracia.com.

Mbrojtësi i djathtë ka një karrierë të bujshme në futbollin kosovar. Ai ka luajtur në ekipet më të mëdha në vend, kështu që burime të Demokracia.com mësojnë se situatën e tij janë duke e vëzhguar disa klube dhe shumë shpejt ai pritet të vendosë se në cilën skuadër do të luajë në edicionin e ri.

Postime të ngjajshme
Sport

Benit Ferizi vazhdon me skuadrën e SC Besiana Internacional

Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria