Sport

Flamurtari ndahet edhe zyrtarisht me Tortoshin

Flamurtari ka ndarë rrugët me trajnerin Jusuf Tortoshi edhe pse po prijnë në Grupin B të Ligës së Parë.

Lajmin e ka konfirmuar numri një i klubit nga Prishtina, Imer Ademi, në një prononcim të dhënë për mediumin “Indeksonline”.

Ai ka thënë se janë ndarë rrugët me Tortoshin, derisa ka pranuar se është në bisedime me një trajner boshnjak.

Trajneri aktualisht është në Prishtinë, por që ende nuk është finalizuar marrëveshja.

 

Flamurtari është në vendin e parë në Grupin B të Ligës së Parë me 23 pikë aq sa ka edhe Ulpiana dhe Vitia.

Postime të ngjajshme
Sport

Futbollisti i njohur ndahet me skuadrën e Ulpianës

Sport

Drita merr rrugë për në Turqi, kampionët do t’i zhvillojnë katër ndeshje kontrolluese

Sport

Ja kush janë kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Lampardin te Chelsea

Sport

Chibueze rikthehet në futbollin kosovar, afër marrëveshjes me klubin e njohur