Sport

Flamur Bunjaku, njeriu që bëri shumë për pranimin e Kosovës në FIFA e UEFA

Flamur Bunjaku, biznesmeni i njohur nga Gjilani që jeton dhe vepron në Zvicër, është njeriu që ka bërë shumë për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar.

Kontributi i tij në këtë fushë daton prej vitin 2004, kur për herë të parë është takuar në Zvicër me legjendën, Fadil Vokrri.

Prej atëherë, pronari i Rinora 4, me e pa pozita në FFK, nuk i është ndarë kurrë legjendës dhe kryetarit të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri.

Kudo shkonin bashkë, deri në arritjen e qëllimit të madh – pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA.

Identity Through Sports_Fadil Vokrri at Fifa Congress_001 – Kosovo 2.0

Sot, kur janë bërë pesë vjet nga pranimi i Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, FIFA, Bunjaku ka thënë për Mediafokus.info se ndjehet krenar që e pati mundësinë të jap kontribut në këtë aspekt.

“Ka qenë një ndjenjë për të cilën unë do të ushqej kujtimet me të mira për deri sa te jem gjallë. Finalizimin e lobimit dhe krejt punës që bëmë bashkë, e radhis në të arritura e mija më të mëdha. Asnjëherë nuk jam pishman që krejt potencialin tim dhe të bizneseve që përfaqësoj, i kemi i shkrirë për ëndrrën e Fadilit, timen dhe brezave të tërë të Kosovës. Edhe pse nuk kam zakon t’i detajoj shumë gjerat që janë punuar, por thjesht mund t’ju them që është bërë punë e paimagjinueshme, me plot te panjohura dhe ankth”, ka thënë Bunjaku për Mediafokus.info.

 

Ai i kujton edhe fjalët e para të legjendës së futbollit kosovar, pas pranimit.

“Në momentin e pranimit zyrtar kam qenë me legjendën, Fadil Vokrri. ‘E krytëm edhe këtë mision, tash dëshira e vetme është që Kosova të kualifikohet në kampionat Europian ose Botëror’, më tha. Por, fatkeqësisht këtë të fundit nuk e përjetoi”, thotë Flamur Bunjaku.

Si e përshkruan Flamur Bunjaku legjendën e futbollit, Fadil Vokrri?

“Ka qenë njeri i jashtëzakonshëm. Shumë zemërgjerë, i palodhur në këtë drejtim. E ka pas marrë shumë përzemër këtë punën e anëtarësimit…ka punu shumë. Për një takim dhjetë minutësh, nuk ka përtuar t’i hip aeroplanit. Ka qenë motor i gjithë këtij angazhimi i pavdekshmi Fadil Vokrri”, thotë plot emocion, biznesmeni i njohur kosovar, Flamur Bunjaku.

 

“Kurrë s’e kam parë të jetë bërë nervoz. Krejt angazhimi im, pavarësisht që Fadili e vlerësonte shumë, mua me duket pak. Fadili ishte i tillë. Ishte vështirë të ngopeshe me praninë e tij dhe mënyrën se si i bënte njerëzit për vete”, shton ai.

Federata e Futbollit të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në FIFA më 13 maj të vitit 2016, ndërkaq në UEFA dhjetë ditë më herët, në po të njejtin vit.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s