Sport

Fjalimi i Messit për djemtë e tij, pasi shpallet më i miri i vitit në FIFA

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Lionel Messi ishte i kënaqur që e fitoi çmimin e FIFA-s për futbollistin më të mirë të vitit në botë, veçanërisht pasi që bashkëshortja e tij dhe dy djemtë e tij, Mateo dhe Thiago, ishin të pranishëm në atë ceremoni.

Në ceremoninë e FIFA-s të mbajtur mbrëmë në Milano të Italisë, Lionel Messi e solli të gjithë familjen e tij, përveç djalit më të vogël, Ciros.

Argjentinasi e sqaroi dashurinë e fëmijëve të tij për futbollin dhe e pranoi se ata kishin pasur emocione përderisa i shihnin futbollistët më të mirë të botës dhe donin të bënin edhe fotografi me ta.

“Për mua ka shumë rëndësi që ata janë këtu për ta shijuar këtë, pasi që ata e duan shumë futbollin dhe po i shikojnë të gjithë me shumë turp”, u shpreh Messi, përderisa e mbajti fjalimin për ta pranuar çmimin e FIFA-s.

“Për mua, çmimet individuale janë sekondare, pasi që çmimet kolektive vijnë të parat. Por, sot kjo është një ditë e veçantë për mua”.

“Unë e kam bashkëshorten dhe fëmijët e mi këtu. Kjo është hera e parë që ata kanë ardhur në një ceremoni të tillë. Thiago kishte qenë edhe në një ceremoni tjetër, mirëpo ai është shumë i vogël dhe nuk e mban mend”.

Argjentinasi e fitoi çmimin, të rinovuar në vitin 2016, për herë të parë, duke e mposhtur mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijkun, dhe yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon.

Ky është çmimi i parë individual për Messin që nga Topi i Artë i vitit 2015, që kishte qenë i pesti për argjentinasin. Pas përfundimit të ceremonisë, 32-vjeçari u shpreh i kënaqur që arriti ta fitojë çmimin.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv