Lajme

Fjalimi emocional dhe i përlotur i Jakup Krasniqit duke e mbrojtur UÇK-në

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dalë sot për herë të parë para Gjykatës Speciale. Ai në prezantimin e tij të parë dha një deklaratë emocionale ku i përlotur e mbrojti luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pjesë nga fjalimi i tij:

Në aktakuzë po na quani ndërmarrje kr.iminale të përbashkët, unë deklaroj sot se kurrë në jetë në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit sikur më trajtuat ju nga arrestimi deri këtu.

Jam intelektual, jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë. Kurrë nuk e kam drejtuar gishtin nga civilët. Ju po përpiqeni të na ndani në mysliman e katolik, unë jam shqiptar.

Cilësimi i prokurorit se ne qenkemi ndërmarrje kr.iminale e përbashkët, për mua dhe shokët e mi që luftuam gjatë për kombin tonë, nuk ka asgjë më fyese.

Jetë e vdekje jemi vu në shërbim të çlirimit. Ia kemi arritur që bashkë me SHBA-në, me BE-në të jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe shtetformuese, ndërsa ndërmarrje e përbashkët kr.iminale, janë jo vetëm serbët, por është këmbë e krye vetëm koka e saj në Beograd.

Besoj. madje besoj shumë që këtë e di secili qytetar i arsimuar që së bashku është mbi 30 vjeç e që jeton në vendet e demokracisë, aty ku janë rritur e edukuar me vlerat e kësaj bote, që veçohen me vlerat që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut.

Kam qenë i dënuar nga regjimet e Serbisë në vitet ‘81. Ata me kanë dënuar që kam lexuar libra. Më shumë të drejtë kanë pas ata atëherë se sa ju sot këtu.

Postime të ngjajshme
Lajme

Fondacioni i Labit dhuron 10.000 mijë euro për boca të oksigjenit!

Lajme

Nuk vuante nga asnjë sëmundje, ky është shqiptari 37-vjeçar që sot i mori jetën Covidi

Lajme

Milaim Zeka: Këto janë informacionet e mia për presidentin e ri dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme!

Lajme

Ia huq Haki Abazi: Mendon se Prapashtica ndodhet në Podujevë