
Dardan Berisha ka bërë reagimin e parë pas zyrtarizimit të lajmit se i është bashkuar klubit të vendlindjes, KB Pejës.
Lojtari më i mirë në Kosovë viteve të fundit, ka njoftuar se i është bashkuar KB Pejës, teksa ka falënderuar edhe KB Prishtinën, për mbështetjen dhe kohën e kaluar atje.
Postimi i Berishës në Facebook:
Te dashur fansa dhe adhurues të basketbollit Kosovar,
Nga sot, une do të jem lojtar në Klubin e vendlindjes sime, KB Peja. Ju falenderoj nga zemra për mirëpritjen dhe dashurinë që më keni dhuruar!
Prishtinë, falemnderit për përkrahjen e vazhdushme. Falenderoj Klubin e Prishtinës dhe tifozve të saj Plisat për këto vite gjatë të cilave shënuam histori në gara Evropiane!
Suksese të gjithë Klubeve të basketbollit në Kosovë. Qofshim shembulli më i mirë për të gjithë vendet në Rajon.
Fansa, ju falemnderit që gjithmonë jeni lojtari ynë i 6të!
Dardani i Dardaneve ! DB11