Sport

Fjalët e Kastratit pas fitores ndaj Moldavisë

Ka përfunduar ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Moldavisë, e fundit për këtë cikël të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës ishte nikoqire e Moldavisë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet, raporton “Zeri.info”.

Ndeshja e vlefshme për grupin 3 të Ligës C të Kombeve, i takoi vendasve me rezultat minimal, 1:0.

Pas ndeshjes, heroi i Kosovës, Lirim Kastrati i cili e shënoi sonte golin e fitores, tha se është i lumtur me golin dhe fitoren.

“Para ndeshjes kisha temperaturë dhe nuk kam qenë mirë. Jam i lumtur me golin dhe fitoren”, deklaroi Kastrati në “SuperSport”, përcjell “Zeri.info”.

“Ndeshja ka qenë e vështirë pasi Moldavia ka luajtur mirë”, tregoi ai.

“Në çdo ndeshje që luajë fitojë vetbesim. Nuk jam i kënaqur me veten pasi synojë më shumë. Me rendësi është që është kthyer atmosfera në skuadër”, shtoi sulmuesi i Dinamo Zagrebit. /

Postime të ngjajshme
Sport

Këto janë ekipet dhe lojtarët me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës

Sport

Drenica në krizë pas tri humbjeve radhazi

Sport

Holanda vs Kosova, kuotat e bastoreve për këtë ndeshje

Sport

Studimi gjerman tregon se si koronavirusi e prek trurin e pacientëve