Sport

Fjalët e Florian Markut, pas fitores ndaj Charltonit

Florian Marku e ka mbyllur me fitore meçin ndaj Rylan Charltonit, duke vazhduar kështu si i pamposhtur edhe më tej, shkruan Zeri.info.

Boksieri shqiptar ka mposhtur boksierin nga Britania e Madhe në meçin e zhvilluar sonte në ‘The SSE Arena’ në Wembley të Londrës.

28 vjeçari tani ka tetë fitore dhe një barazim nga nëntë ndeshje në boksin profesionist. Fitorja sonte për Markun erdhi në raundin e tetë, pasi trajneri i Charltonit hodhi peshqirin e bardhë në dysheme.

Pas meçit, boksieri nga Lushnja u shpreh: “Rylan është vërtetë i vështirë. Ai hyri në këtë luftë. Jo shumë boksierë përballen me një të pamposhtur kaq herët në karrierën e tyre.

Unë mund të boksoj, të luftoj, të bëj gjithçka. Rrëzimi? Unë kurrë nuk isha i trullosur, edhe pse ai është një goditës i rëndë”.

Postime të ngjajshme
Sport

Agim Sopi transferon edhe një ish lojtar të Trepçës ’89 në Suedi, flet presidenti Abedin Zeka

Sport

Munishi i emocionuar nga Suharekasit

Sport

Komisioni i Garave ka hapur inicim disiplinor për skuadrën e Llapit

Sport

Dellova i Prishtinës përfundon në disiplinor, kjo është arsyeja