Sport

Fituan rolet kryesore në filmin e Ibrahimovicit, dy shqiptarët tregojnë si u përzgjodhën

Dy shqiptarë po korrin sukses në Suedi me rolet e tyre në filmin mbi jetën e futbollistit legjendar, Zlatan Ibrahimovic.

Në lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, 15-vjeçari Dominic Bajraktari Andersson dhe 21-vjeçari Granit Rushiti ndan eksperiencën e tyre se si u bën pjesë e filmit.

Madje, Graniti ka treguar se Ibrahimovic ‘live’ ishte një person shumë shakatar, njëjtë siç shfaqet në ekran.

“Të jesh i gjatë, nga Ballkani. Në fillim thanë që nuk ka nevojë të dish të luash futboll, po pas xhirimeve thanë po mos të dije nuk do e luaja.

Shumë njëri i mirë, bënte shaka. Nuk mendoja se ishte siç e kemi parë në televizion, shumë njëri i mirë ishte”, tha Graniti.

“Kisha një libër dhe atje lexova, fola me regjisorin dhe futa veten në rol. Unë nuk luaj me të njëjtën këmbë si ai dhe gjatë verës u stërvita, për të bërë rolin.

Ai luante shumë futboll kur ishte i vogël. Unë nuk i ngjaj atij, jam djalë i mirë”, u shpreh Dominic.

Related posts
Sport

Xhaka rikthehet në stërvitje të plota, Arteta tregon kur do të jetë i gatshëm

Sport

Formacionet zyrtare: Roma – Inter

Sport

Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *