
Liverpooli ka nisur të këndellet derisa ka regjistruar fitore të rëndësishme sonte në Ligën e Kampionëve.
Në “Puskas Arena”, Liverpooli është përballur si “mysafir” i skuadrës gjermane, RB Leipzig, shkruan “Zeri.info”.
Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi “Të Kuqve” me rezultat të pastër, 0:2.
Tashmë, faqja prestigjioze “WhoScored” ka publikuar notat e futbollistëve për këtë ndeshje.
Më së larti për këtë ndeshje u vlerësua Sadio Mane me notën 8.1.
Notën më të ulët (5.1) e mori mbrojtësi i RB Leipzigut, Muklele.
Ndërkaq, Xherdan Shaqiri që luajti nga minuta e 72-të sonte, u vlerësua me notën 5.9.