Sport

Fitorja e madhe ndaj Gjeorgjisë, vjen reagimi nga Bernard Challandes

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar rezultat historik sonte në Batumi, raporton FrontOnline.

Djelmoshat e Bernard Challandes kanë regjistruar fitoren e parë në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Në “Batumi Arena”, Kosova shënoi fitore të artë ndaj Gjeorgjisë me rezultat minimal, 0:1.

Pas fitores së sotme të Kosovës, ka ardhur reagimi i trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes, i cili u shpreh i lumtur me fitoren.

“Po, është e qartë, futbolli tani nuk është të luash ashpër, është futboll grupor, të vrapojmë më shumë. Kjo na jep ndeshje të mirë, intensitet të mirë. Në këtë ndeshje ishte e rëndësishme të luajmë mirë taktikisht, të fitojmë duelet një me një dhe duelet. Pastaj mund të luajmë dhe ne kemi futbollistë që mund të luajnë”, ka thënë Challandes, përcjell FrontOnline.

“Dresheviqi ka luajtur një ndeshje shumë të mirë, është shumë i rëndësishëm për ne, në mënyrën si luajmë ne është shumë i rëndësishëm. Në mënyrën se si luajmë ai është shumë i rëndësishëm”, tregoi ai.

“Lirim Kastrati? Ai ka pasur dy ditë të vështira për shkak të transferimit. Por, ai ka dashur të luajë dhe për fat të keq nuk shënoi gol”, shtoi trajneri zviceran.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar