Show Bizz

Fitonte 1 milion dollarë në vit për 20 ditë punë: Sot modelja e famshme e kopertinave është e pastrehë!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një ish-modele e cila fitonte 1 milion dollarë në vit në kulmin e karrierës së saj duke pushtuar kopertinat e “Vogue”, tani është e pastrehë dhe jeton rrugëve të Barcelonës.

Nastasia Urbano, 57 vjeçe, ishte pjesë e fushatave të modës me supermodelet e njohura si Linda Evangelista, ishte fytyra e parfumit ikonik Opium të “Yves Saint Lauren” dhe hante darka me Jack Nicholson dhe Andy Warhol në vitet 1980.

Megjithatë, jeta e saj ka ndryshuar shumë që prej atëherë, dhe tani fle në shtëpitë e shoqeve ose në vendet ku mbahen bankomatet.

Në moshën 20-vjeçare, bukuroshja spanjolle pozonte për kopertinën e revistës “Vogue” në Evropë dhe u transferua në Nju Jork ku u mor nga agjencia e famshme Ford Models.

Ajo pati sukses të madh në të dy anët e Atlantikut dhe jetonte një jetë që shumica e njerëzve mundet vetëm ta ëndërronin.

“Një ditë isha duke ngrënë darkë me Jack Nicholson, ditën tjetër me Andy Warhol ose edhe me Roman Polanski. Shkoja në të njëjtën festë me Melanie Griffith, Don Johnson, Simon dhe Garfunkel.

“Do të shkoja në martesën e Madonna-s me Sean Penn, sepse [aktori amerikan] David Keith ishte i ftuar dhe unë isha e lidhur në atë kohë me të, por atë ditë ne u ngritëm nga një hangover dhe nuk mund të shkonim. Unë kisha gjithçka, isha duke jetuar si një mbretëreshë”.

Por edhe pse kishte gjithçka, për modelen Nastasia Urbano jeta ndryshoi kur u takua me mashkullin që u bë bashkëshorti dhe babai i fëmijëve të saj.

Ajo pretendon se ai e la pa para, pasi shpenzonte nga buxheti i saj.

“E vetmja gjë e mirë nga ajo marrëdhënie kanë qenë fëmijët e mi, pjesa tjetër ishte e tmerrshme”.

“Ai paguante gjithçka me paratë e mia. Vetëm dy ditë pas njohjes ai donte që unë t’i blija një BMW dhe unë, si një budallaqe, unë nënshkrova një çek. Isha e dashuruar!”

Ish-modelja e cila tani vuan nga depresioni, thotë se është dëbuar nga një varg shtëpish sepse nuk mund të paguante qiranë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto