Sport

Fitime të çmendura, ja sa ka fituar Fury e Wilder pas përballjes së tretë mes tyre

Tyson Fury ka arritur ta fitojë trilogjinë ndaj Deontay Wilder në një meç të jashtëzakonshëm në Las Vegas.

Ka qenë një meç fantastik ku pati plot katër KO, dy për Fury dhe dy të tjera për Wilder.

Në fund Fury fitoi pasi në raundin e 11-të e nokautoi amerikanin i cili më nuk mund të ngritej.

Por kjo përballje i ka sjellë edhe të ardhura rekorde dy boksierëve, pasi ata kanë fituar miliona dollar.

Boksieri britanik i kishte të garantuara 30 milionë dollarë (22 milionë funte, 26 milionë euro) dhe 60% të të ardhurave të paguara për shikime.

Ndërkohë, Wilder, që pësoi humbje i kishte të garantuara 20 milionë dollarë (15 milionë funte, 17 milionë euro) dhe 40% të parave që vijnë nga shikimet.

Kjo është shuma e madhe që boksierët kanë fituar nga tri përballjet që kanë pasur mes vete.

Herën e parë që ata luftuan në vitin 2018, boksierëve thuhet se iu garantuan katër milionë dollarë (Wilder) dhe tre milionë dollarë (Tyson).

Në luftën e tyre të dytë në vitin 2020, të dy luftëtarëve iu garantuan një çantë prej pesë milionë dollarë plus një përqindje e fitimeve të paguara për shikim.

Të dy boksierët u kthyen në shtëpi me një shumë prej rreth 25 milionë dollarë pasi u shtuan aty edhe PPV.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf