Lajme

Finlanda, vaksinimi i popullatës merrë një vit kohë

Deri në verë mund të vaksionhen 2.5 milionë banorë, kështu vlerëson Insitutit për Shëndetësi dhe Mirëqenie (THL).

Prej të gjithë banorëve në vend, 2.5-3.5 milionë prej tyre mund të vaksinohen deri në verë, ndërkohë deri në fund të vitit pritet të vaksinohen të gjithë banorët, deklaroi ekspertja kryesore e IShM-së (THL), Mia Kontio.

Thënë më konkretisht, çështja është te personat mbi 16 vjeç, që në Finlandë konsoiderohen të jenë mbi 4.5 milionë, ndërkohë që ende nuk dihet cila vaksinë është më e përshtatshme për fëmijët që të vaksinohen.

Ndërkaq, siç bën të njohur HS, është çështje më vete se sa banorë duan të vaksinohen, sepse dihet që vaksinimi është proces vullnetar, transmeton RTKLive.

Por bëhet e ditur se Finlanda është në pritje lejen e blerjes nga Agjencia Evropiane e Barërave, ndërsa tani për tani është lejuar vaksina Pfizer-BioNtech.

Por është ende e paqartë lidhur me vaksinën AstraZeneca, që po përdoret në Britani që në Finlandë ende nuk është aplikuar, ndërsa pritet leja për zbatim nga Egjencia Evropiane e Barërave.

Vlerësoeht se me AstraZeneca do të vaksinohen persona nën moshën 55 vjeçare, ndërkaq me Pfizer-BioNtech, pritet të vaksinohen personat mbi moshën 70 vjeçare.

Ndërkohë bëhet e ditur se në janar të këtij viti pritet të vijnë mbi 200.000 vaksina Pfizer, ndonëse është premtuar për më shumë sasi të vaksinës.

“Ritmi i vaksinimit varet nga masa e lejimit të pranimit të vaksinës AstraZeneca”, tha Kontio./RTKLive

Postime të ngjajshme
Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh

Lajme

Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

EkonomiLajme

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

LajmeShow Bizz

Avokatja shqiptare mahnit me linjat e saj trupore