Sport

Finale para finales, formacionet zyrtare PSG – Man City

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet gjysëmfinalja e dytë e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, ku Paris Saint-Germain pret Manchester City në “Parkun e Princave”.

Manchester City po kërkon të shkruajë histori në Ligën e Kampionëve, duke u kualifikuar për herë të parë në Ligën e Kampionëve, raporton lajmi.net.

PSG në anën tjetër, njësoj sikurse City po kërkon historinë, duke u kualifikuar në finale për dy sezone radhazi.

Formacionet zyrtare:

PSG: Keylor Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Bakker; Paredes, Gueye; Di María, Verratti, Neymar; Mbappe

MANCHESTER CITY: Ederson; Walker, Stones, Rúben Dias, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gündogan; Mahrez, Foden, Bernardo Silva

Ndeshja e dytë do të luhet më 4 maj në “Etihad Stadium” në orar të njëjtë.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien