Sport

Fillon rebelimi i klubeve italiane, tri nga to kërkojnë përjashtimin e Milanit, Juventusit dhe Interit nga Serie A

Superliga e Evropës është bërë temë në gjithë Evropën, ku 12 klube kanë mbështetur krijimin e kësaj lige.

Manchester United, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham, janë skuadrat nga Liga Premier që janë pro formimit të garës së re.

Aty janë bashkangjitur edhe Barcelona, Real Madridi e Atletico Madridi nga La Liga dhe Interi, Juventusi e Milani nga Serie A.

Megjithatë këtë nismë të këtyre klubeve e ka refuzuar fuqishëm shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA.

 

UEFA ka kërkuar nga federatat e këtyre tri shteteve që t’i përjashtojë këto skuadra në rast se fillojnë të luajnë në këtë ligë, gjithashtu shtëpia më e madhe e futbollit evropian i ka bërë të qartë se as lojtarët që luajnë në këtë garë nuk do të mund të luajnë për Kombëtaret e tyre.

E me nismën e këtyre klubeve janë ankuar edhe skuadrat më të vogla në kampionatet përkatëse.

 

Tri skuadrat e para italiane që kanë shpërthyer ndaj Interit, Juventusit e Milanit janë Atalanta, Hellas Verona dhe Cagliari.

Këto tri skuadra kanë votuar sot në mëngjes që tri skuadrat, Inter, Juventus dhe Milan të përjashtohen menjëherë nga Serie A.

Gjithsesi orëve në vijim pritet të reja tjera nga kjo ligë.

Postime të ngjajshme
Sport

Skenarët që e shpallin Prishtinën kampion këtë fundjavë

Sport

Liridon Leci flet për festimin e tij me shqiponjë: Ishte koha kur Xhaka e Shaqiri kishin bërë këtë gjë ndaj Serbisë

Sport

Liga e Parë, sot do të mësohen dy skuadrat që futen në Superligë

Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit