Sport

Fillon ndërtimi i tribunës lindore në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

tadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë tashmë do t’i shtohet edhe tribuna lindore, rrjedhimisht ajo “VIP”, shkruan Gazetasheshi.com.

Informacionin për fillimin e punimeve në këtë impiant e ka konfirmuar faqja zyrtare e Klubit Futbollistik “Llapi” që ka pasqyruar fillimet e punimeve.

“Vëllezërit BATATINA edhe pse janë duke financuar klubin me shpenzime mujore marramendëse, ata prap nuk mund ta lënë stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në gjendjen se si ishte.

Gjatë tërë javës kanë vijuar punimet e rrugës kryesore drejt stadiumit dhe pastrimi i pjesës lindore të tribunave, andaj presim mbështetje nga Komuna e Podujevës dhe Ministria e Sportit që sa më shpejtë të filloj ndërtimi i pjesës lindore të tribunës “Vip””, thuhet në publikimin e klubit.

Postime të ngjajshme
Sport

Agim Sopi transferon edhe një ish lojtar të Trepçës ’89 në Suedi, flet presidenti Abedin Zeka

Sport

Munishi i emocionuar nga Suharekasit

Sport

Komisioni i Garave ka hapur inicim disiplinor për skuadrën e Llapit

Sport

Dellova i Prishtinës përfundon në disiplinor, kjo është arsyeja