Sport

Fillon ‘epoka’ Inzaghi: Ky është përforcimi i parë i Interit për merkaton verore

Simone Inzaghi sot edhe zyrtarisht është prezantuar si trajner i ri i Interit. 45-vjeçari ka firmosur kontratë dy vjeçare me Neroaxurët.

Inzaghi nuk do të ketë në dispozicion buxhet të madh për merkaton e verës dhe Neroaxurët pritet të bëjnë disa përforcime low-cost.

Sky Sport, raporton se Inzaghi ka dhënë dritën jeshile për përforcimin e parë për merkaton e verës.

Përforcimi i parë i Inzaghit për sezonin e ardhshëm do të jetë Emerson Palmieri nga Chelsea.

26-vjeçarit i skadon kontrata me Chelsea verën e ardhshme dhe Blutë e Londrës janë të gatshëm ta shesin brazilianin këtë verë.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa për kartonin e Palmierit Inter do të paguaj 10 milionë euro.

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues

Sport

“Bomba” nga Spanja: Gjiganti evropian arrin marrëveshje me Haalandin, paga e tij javore është e “çmendur”