
Futbollistët e Kosovës vazhdojnë të paraqiten në nivele të larta këtë fillim sezon.
Pas Florent Muslijas, është tani Fidan Aliti që ka shënuar në Superligën e Suedisë.
Aliti ka arritur të dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij, Kalmar, në udhëtim te AIK.
Qendërmbrojtësi i Kosovës ka shënuar në minutën e 45’.
Aliti në Suedi është transferuar gjatë janarit të këtij viti nga Skënderbeu.
Ky është goli i dytë për 25 vjeçarin këtë sezon në Suedi.