Sport

Fidan Aliti i dërgon kërcënim serioz Anglisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kosova është e gatshme për ndeshjen e nesërme dhe nuk i frikësohet Kombëtares së Anglisë.

Në prag të sfidës ndaj ‘Tre Luanëve’, në Southampton në stadiumin “St Mary’s”, në kampin e ‘Dardanëve’ ka optimizëm për rezultat pozitiv.

Sot në konferencë për media kanë folur selektori Bernard Challandes, si dhe qendërmbrojtësi Aliti, që ishte ndër më të mirët në fushë ndaj Çekisë.

Sipas Alitit, Kosova do të përdorë vetëbesimin që e ndërtoi ndaj Çekisë, por shtoi se Anglia është në tjetër nivel.

“E dimë cilësinë e Anglisë. Ne na duhet të përdorim vetëbesimin që e ndërtuam përballë Çekisë. Anglia është në nivel tejtër dhe jemi në dijeni të cilësisë së tyre”, tha Aliti.

Në fund, ai tha se Kosova nuk i frikësohet Anglisë, apo ndonjë lojtari të Anglisë.“Nuk i frikësohemi asnjë futbollisti të Anglisë”, tha në konferencën për shtyp Aliti.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv