Sport

FFK mund t’i heqë pikë Ferizajit shkaku i borxheve ndaj lojtarëve, flet drejtori Nadir Haxhimusa

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që të denojë pesë skuadra të cilat nuk kanë përmbushur detyrimet financiare ndaj lojtarëve të tyre.

KF Ferizaji, KF Vushtrria, KF Trepça, KF Vitia dhe KF Arbëria janë gjobitur me nga një mijë euro, ndërsa kanë afat kohor vetëm 15 ditë që të përmbushin detyrimet ndaj lojtarëve, përndryshe do të gjobiten me pikë.

Një nga klubet që ka shumë detyrime ndaj disa lojtarëve është edhe klubi i Ferizajit që ndodhet në një krizë të madhe financiare.

Drejtori sportiv i klubit të Ferizajit, Nadir Haxhimusa ka thënë se nuk mund të flasë në lidhje me këtë çështje, përderisa aksionarët e klubit nuk prononcohen.

“Unë jam vetëm drejtor sportiv, për këtë çështje vendosin aksionarët e klubit, unë nuk mundem me fol asgjë, përderisa aksionarët nuk flasin”, deklaroi shkurtimisht Haxhimusa për ‘GazetaBlic Sport’.

Vlen të potencohet se nëse skuadrat nuk kryejnë këto obligime brenda 15 ditëve atëherë pason masa disiplinore – marrja e pikëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës

Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve