Sport

FFK merr vërejtje serioze, garat në futbollin e Kosovës mund të ndërpriten

Organet kompetente shtetërore i kanë dhën vërejtje serioze Federatës së Futbollit të Kosovës për mosrespektimin e protokollit dhe masave kundër koronavirusit, transmeton Gazeta Metro,

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Federata e e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se mund të ndërprehen garat nëse vazhdon mosrespektimi i protokollit dhe masave anti Covid-19.

FFK ka njoftuar se kanë marrur vërejtje serioze nga organet kompentente të shtetit, pasi që në disa prej ndeshjeve të zhvilluara deri më tash nuk është respektuar protokolli dhe masat kundër koronavirusit.

FFK ka kërkuar nga të gjitha klubet që të respektojnë në mënyrë strikte protokollin dhe masat anti Covid-19, në mënyrë që të mos ndërprehen garat. FFK ka kërkuar gjithashtu nga të gjithë personat zyrtarë dhe organet e saj që të mos lejojnë fillimin e asnjë ndeshjeje në rast se do të ketë persona të paautorizuar në stadiumet e futbollit.

Postime të ngjajshme
Sport

Interi merr vetëm një pikë përballë Monchengladbach në ‘San Siro’

Sport

Fitore minimale e Liverpool

Sport

Visoka tregon për formën e rikthyer te Vitia dhe synimin e klubit

Sport

Bayerni e nis furishëm mbrojtjen e titullit në Evropë