Sport

FFK-ja nis shqyrtimin e kandidaturave për pozitën e përzgjedhësit te Kosova

Në Federatën e Futbollit të Kosovës janë duke shqyrtuar emrat për përzgjedhësin e ri të Përfaqësueses A, shkruan Zeri.info.

Komiteti Ekzekutiv i Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku është diskutuar edhe për përzgjedhësin e ri.

“Komiteti Ekzekutiv diskutoi dhe trajtoi një varg emrash mjaft të mirë për postin e përzgjedhësit të Kombëtares A, pas shkëputjes së bashkëpunimit me përzgjedhësin Challandes. Në këtë drejtim Komiteti Ekzekutiv i FFK-së me kujdes të veçantë do të shqyrtojë dhe analizoi çdo kandidaturë të mundshme, në mënyrë që në fillim të vitit të ri, FFK-ja të ketë njeriun e duhur që do ta drejtojë Kombëtaren A” – thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK.

Kujtojmë se FFK ndërpreu bashkëpunimin me Bernard Challandes në muajin e kaluar.

Kosova u drejtua nga ndihmësi i Challandesit, Primoz Gliha, në miqësoren me Jordaninë dhe ndaj Greqisë, në deshjen e fundit të ciklit kualifikues për Botërorin “Katar 2022”.

Related posts
Sport

Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës i Furyt

Sport

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Barcelona

Sport

Një turne i madh do të mbahet këtë muaj në kryeqytet – këto janë detajet

Sport

Ramos tregon cili është futbollisti më i afërt i tij, e kosnideron si vëlla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *