Sport

FFK-ja me komunikatë zyrtare për rastin e Arianit Ahmetit

Federata e Futbollit të Kosovës të premten ka lëshuar një komunikatë në të cilën ka paraqitur versionin e saj për rastin e Arianit Ahmetit.

Ahmeti më parë ishte i punësuar në FFK, ndërsa një kohë kishte shprehur pretendime për të marrë drejtimin e Federatës.

FFK-ja ia ka shkëputur kontratën, ndërsa Inspektorati i Punës ka gjetur shkelje në vendimet e FFK-së që lidhen me këtë çështje.

Sqarim për “Rastin Ahmeti”

Ndaj z. Arianit Ahmeti organet e brendshme të FFK-së kanë marrë Vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës.Së fundi, ne, kemi pranuar një vendim nga Inspektorati i Punës, ku kërkon nga FFK që të rishqyrtojë edhe njëherë procedurën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës së z. Ahmeti.

Pra, ka kërkuar vetëm të rishqyrtohet procedura, në asnjë rast Inspektorati nuk ka evidentuar që nuk ka bazë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Organet e brendshme të FFK-së, konform dispozitave të Ligjit të Punës, akteve të brendshme dhe vendimit të Inspektoratit të Punës, do të ndërmarrin veprimet ligjore në afatin e paraparë dhe do të informojnë Inspektoratin dhe palët në këtë procedurë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja kur do të zhvillohet super ndeshja, ‘Maqedoni Veriore – Kosovë

Sport

Grezda sulmon fizikisht lojtarin kundërshtar në parking pas ndeshjes

Sport

Debat i ‘nxehtë’ mes Qeqës dhe Debatik Currit

Sport

Munishi me parashikim të “çmendur” për Arbërinë!