Sport

FFK-ja do t’i pajisë të gjitha klubet e Superligës me sistemin GPS

Federata e Futbollit e Kosovës do t’i pajisë të gjitha klubet e Superligës me pajisje të sistemit GPS.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për “Zeri.info” nga burime të sigurta brenda FFK-së.

Gjurmuesi GPS i vendoset futbollistit/futbollistes dhe e përcjell çdo lëvizje të tij/saj në fushë.

Ky sistem u shërben futbollistëve që të dinë se ku po pozicionohen për analiza taktike,

ndihmon gjithashtu në parandalimin e dëmtimeve, pasi mund të detektojë fizikun e sportistit.

Futbollistët mund ta përdorin dhe ta përmirësojnë gjendjen e tyre fizike, derisa dihet se sa kanë vrapuar, sa hapësira kanë mbuluar në fushë, sa energji shpenzojnë dhe mbledhja e gjithë këtyre të dhënave përmirëson paraqitjen e tyre.

Sistemi GPS përdoret në shumicën e vendeve të botës ku futbolli është i zhvilluar.

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *